Ky shtet i BE pezullon të gjitha masat për koronavirusin në muajin prill

schedule08:23 - 28 Mars, 2022

schedule 08:23 - 28 Mars, 2022

Greqia vazhdon me hapa të matur drejt përfundimit të pandemisë së Covid-19.

Shpërthimi i fundit i Omicron 2 është nën kontroll. Kushtet e favorshme epidemiologjike të kombinuara me mbulimin e kënaqshëm me vaksinim të qytetarëve (85% në të rriturit dhe 90% në popullatën mbi 60 vjeç) dhe ndryshimi i stinës dhe motit, u mundësojnë kompetentëve të nisin me vendimet e tyre rikthimin në normalitet. Kjo do të bëhet për të gjithë dhe jo vetëm për ata që janë vaksinuar.

Në të njëjtën kohë, kura terapeutike për pacientët me Covid po pasurohet me pilulat antivirale të kompanisë Pfizer – kompania Merck (MSD në Greqi) qarkullon që nga janari i kaluar.

Me të njëjtën procedurë, pra me kërkesë të mjekut përmes një platforme në recetë elektronike, nga sot do të jetë në dispozicion edhe ilaçi i ri antiviral.

Certifikata e vaksinimit do të mbetet si një dokument i rëndësishëm shëndetësor por jo si pasaportë shëndetësore në fazën tjetër, pra nga prilli e në vazhdim, sipas qeverisë.  Duke qenë se certifikata nuk kërkohet më për një sërë aktivitetesh në shumicën e vendeve evropiane, synimi është që Greqia të heqë masat e detyrueshme si për grekët ashtu edhe për turistët. /abcnews.al/