Ky qytet është më i vizituar në botë nga turistët për 2019

schedule10:25 - 20 Nëntor, 2020

schedule 10:25 - 20 Nëntor, 2020

Qyteti më i vizituar në botë për vitin 2019 është cilësuar Hong Kongu.

Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se rreth 56 milionë turistë e kanë vizituar këtë qytet për vitin e kaluar.

Ndërkohë vizitorët tërhiqen nga përzierja e madhe e kulturave, pamjeve të porteve dhe blerjeve të klasit botëror. Sipas qeverisë vendase, sektori i turizmit në Hong Kong punëson rreth 260 mijë njerëz.

Qendra globale e financave gjysmë-autonome  përben rreth 5% të prodhimit të saj të brendshëm bruto, ose rreth 18 miliardë dollarë, direkt nga turizmi, pa llogaritur paratë e shpenzuara në dyqane dhe në restorante e lokale. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!