Kim Kardashian shumë herë ka pranuar publikisht se është një adhuruese e orizit, në lidhje me trajtimin e saj, duke zbuluar herë pas here në intervista se e përdor rregullisht si në flokë ashtu edhe në lëkurë.
Përzierja e lëngshme e ujit dhe orizit të papërpunuar përmban vitamina B, D, E dhe A, si dhe kalcium dhe hekur. Pikërisht kombinimi i kërkuar, domethënë, për të forcuar gjëndrat e flokëve, duke i bërë ato të shkëlqejnë natyrshëm. Përfitimet për lëkurën janë gjithashtu të shumta, pasi provat tregojnë se uji i orizit mund të ndihmojë lëkurën e dëmtuar nga dielli, ndërsa ka edhe veti anti-plakje.
Lidhur me përdorimin e përzierjes në flokët e saj, personaliteti i famshëm televiziv ka zbuluar se ajo zhyt kokrrat e orizit të papjekur në ujë dhe më pas e përdor këtë ujë, pasi ta kullojë atë, duke masazhuar lëkurën e kokës (pas larjes me shampo) dhe duke lënë të ulet mirë. Në fund thjesht shpëlajeni atë me shumë ujë.
Uji i orizit, megjithatë, nuk është vetëm sekreti i vogël i Kardashian. Në fakt, ajo është përdorur nga popujt Japonezë, Kinezë dhe Azia Juglindore për shekuj me radhë për shkak të të gjitha përfitimeve të tij.
Ky lëng “mrekulli” është ideal për butësinë e flokëve tuaj, pasi uji i orizit konsiderohet se ndihmon flokët tuaj të rriten më gjatë, duke i bërë ato më të fortë dhe më pak të brishtë./abcnews.al