Ky përbërës bën mrekulli për flokët, shtojeni në shampo dhe do të befasoheni nga rezultatet

schedule15:16 - 7 Tetor, 2022

schedule 15:16 - 7 Tetor, 2022

Në treg gjenden maska të shumta që përmbajnë sheqer si një nga përbërësit kryesor sepse ka një efekt eksfoliues. Skalpi ka nevojë për një masazh herë pas here dhe pikërisht për këtë mund t’ju ndihmojë ky përbërës. Dermatologia Francesca Fusco thotë se mund ta shtoni sheqerin në shampon tuaj.

Sheqeri kontribuon në një skalp më të shëndetshëm duke e përzier me shampo, duke mundësuar një eksfolim të butë të lëkurës së kokës që eliminon qelizat e vdekura të lëkurës, por gjithashtu mundëson që produktet e tjera të përdorura, si zbutësit apo maskat, të funksionojnë më mirë.

Përveç kësaj, sheqeri i përzier me shampo do të ndihmojë gjithashtu në largimin e zbokthit dhe kruajtjes. Nuk duhet të harrojmë se një skalp i shëndetshëm favorizon rritjen më të shpejtë të flokëve të rinj. Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni një lugë sheqer në sasinë e shamponit që përdorni.

Megjithatë, ashtu si me recetat e tjera natyrale, edhe ky kombinim nuk duhet të teprohet. Eksfolimi i lëkurës së kokës mund të heqë vajin e shëndetshëm dhe natyral nga flokët dhe gjithashtu të irritojë lëkurën e kokës. Prandaj, këshillohet që të mos përdorni një eksfoliant çdo herë që laheni. /abcnews.al