Baza e rutinës së bukurisë është pastrimi i fytyrës, shtresimi, hidratimi, kremi kundër diellit dhe antioksidantët. Kur flasim për këta të fundit vlen të përmendet vitamina C, e cila mbron nga radikalet e lira, i jep shkëlqim lëkurës dhe zbeh shenjat e puçrrave dhe plakjes.
Sidoqoftë, ka raste kur vitamina C mund ta irritojë lëkurën, veçanërisht ato të ndjeshme. Çfarë duhet të bëni në raste të tilla? Ekziston një alternativë dhe bëhet fjalë për xhensen, një përbërës shumë i popullarizuar në rutinën koreane të bukurisë që është futur dhe në botën perëndimore.

Është një adaptogjen, që ndihmon në mbajtjen e një niveli të ekuilibruar të stresit në trup. Kur aplikohet si një përbërës i kujdesit të lëkurës ka të njëjtin efekt.Xhenseni është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B dhe ndihmon në eliminimin e njollave të errëta si dhe ruan lagështinë në barrierën e lëkurës.
Kjo e bën atë një antioksidant ideal për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, të prirur për puçrra. Sipas një studimi, xhenseni parandalon plakjen duke penguar formimin e rrudhave dhe duke rritur hidratimin e lëkurës. Përmirëson gjithashtu qarkullimin e gjakut në lëkurë, duke rritur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. /abcnews.al


