“Ky nuk është suvenir”/Ilir Kaso ndan detajet e ekspozitës personale: Natyra është muzë frymëzimi dhe kauze

schedule08:41 - 12 Prill, 2024

schedule 08:41 - 12 Prill, 2024

“Ky nuk është suvenir” është ekspozita që ka sjellë në Galerinë FAB, artisti dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Ilir Kaso.

Kjo ekspozitë nuk është një suvenir, nuk lidhet me asnjë vend dhe nuk të kujton askënd në veçanti, për më tepër.. ju nuk do të kuptoni asgjë nëse nuk ju them se veprat që ndodhen në të janë krijuar në një kohë pa kohë, kur dukej sikur e nesërmja nuk do të vinte asnjëherë”, ishte përshkrimi që ai bëri për të ftuar të gjithë vizitorët.

Ndërkohë, i ftuar në “Pas Mesnate”, Kaso ka ndarë detaje nga realizimi i kësaj ekspozite të veçantë, duke theksuar se natyra ka qenë muzë frymëzimi dhe kauze.

Sakaq, ai ka zbuluar se letra e këtyre punimeve është natyrale dhe e prodhuar vetë. Kaso ka thënë se është frymëzuar nga surrealizmi, bashkon shpirtin, natyrën dhe të shkuarën.

“Periudha që ne kaluam ishte krejt surreale dhe mua personalisht më intrigoi kjo pjesë, ky dyjëzimi i dy realiteteve që ne po përballeshim dhe aty filloi e gjithë kjo pjesë  e ciklit, më pas kaloi shumë ekzistenciale në procesin e integrimit me veprën, u ngritën shumë pyetje metafizike mbi marrëdhëniet që ne kemi me sendet, mbi marrëdhëniet që kemi njerëzore, familjare, me veten, pati një rrugëtim drejt natyrës, gjeneza u rikthye atë rrethin vicioz ku ne na përfshin jeta. Edhe në momentin e natyrës, kaloi e gjitha imagjinare, duke përcjellë mesazhe të forta politike në të gjitha problematikat që ne po hasim në të gjithë kohën dhe në të gjithë kohën që po jetojmë”, u shpreh ai./abcnews.al