Ky mund të jetë “Burri më seksi për vitin 2021” sipas People

schedule13:16 - 5 Nëntor, 2021

schedule 13:16 - 5 Nëntor, 2021

Duhen edhe disa ditë që të shpallet “Burri më seksi” për vitin 2021 nga revista People. Mirëpo, përpara se 12 nëntori të vijë, burime pranë revistës thonë se është Chris Evans.

Burime për Page Six shprehen se Evans ishte parashikuar që të shpallej vitin e kaluar, por People mendoi se ishte më mirë që të kalonte një vit.

Vitin e kaluar, kur Michael B. Jordan u shpall “Burri më seksi”, një burim pranë People tha për Page Six: “Chris ishte duke u diskutuar, por nuk ishte një kohë e mirë.” Ylli i “Captain America” ndau gabimisht me 5.7 milionë ndjekësit e tij asokohe një foto të penisit, teksa luante një lojë “Heads Up!”.

Ndërkohë, për momentin, nuk dihet me siguri se cili do të shpallet nga People. Deri atëherë, të gjithë janë sy e vesh përpara ekranit të PC./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!