Ky kavanoz me “Nutella” të bardhë, për një moment “fiksoi” të gjithë botën

schedule12:05 - 29 Shtator, 2020

schedule 12:05 - 29 Shtator, 2020

Blogeri ‘Bruce Super Convenience’ ka ndarë një fotografi të ushqimit të modifikuar në Instagramin e tij.

Brenda kavanozit gjendej ushqimi i ëmbël me ngjyrë të bardhë kremoze, duke thyer përmbajtjen tradicional  të Nutellës, çokollatë me lajthi dhe qumësht.

Në këtë mënyrë ndjekësit në të gjithë botën ‘u dashuruan’ pas produktit të ri dhe rritën kërkesat për ta provuar.

“Ky kavanoz, me logo kaq të famshme, gjendet në raftet në të gjithë botën. Por mjerisht, është gjithmonë me ngjyrë kafe e errët”, u shpreh blogeri.

Mirëpo, me këtë ai zhgënjeu të gjithë ndjekësit, gjithashtu zbuloi se ushqimi nuk ishte në dispozicion për blerje. l.k/abcnews.al