Ky gabim me grimin mund t’ju bëjë të dukeni më të mëdha

schedule16:41 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:41 - 11 Shkurt, 2022

Duke u përpjekur për të dalë bukur, zakonisht bëjmë gabime me grimin që bëjmë të dukemi më të mëdha në moshë. Gabimi kryesor nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me grimin por me bazën. “Kur grimi aplikohet në lëkurë të thatë, lëkura e përthith atë sikur të ishte një produkt kujdesi”, thotë grimierja Mary Winkenwerder.

Rezultati është një ngjyrë jo uniforme dhe pamja e fytyrës nuk tregon freski. Për të shmangur këtë, Winkenwerder rekomandon hidratim ditor sipas nevojave të lëkurës. Nëse lëkura është shumë e thatë, duhet trajtuar me një tonik dhe vaj hidratues. Kjo bën që kur të zgjoheni do të jeni gati për të aplikuar një grim perfekt.

Një tjetër gabim është përdorimi i tepërt i fondatinës. Kjo mund t’i bëjë rrudhat më intensive. Përdorni një bazë për mbulim të lehtë ose mesatar dhe aplikojeni me furçë ose sfungjer.Kujdes duhet treguar dhe me buzëkuqin. Edhe pse fondatina është thelbësore, ekspertët besojnë se buzëkuqi mund të rregullojë gjithçka.

Prandaj kushtojini rëndëi nuancës pasi është e rëndësishme jo vetëm të shikoni se si ndërvepron me tonin e lëkurës tuaj, por edhe me ngjyrën e dhëmbëve tuaj.“Disa nuanca të bazuara tek e verdha apo e kuqja mund t’i bëjnë dhëmbët të duken më bezhë, gjë që është shenjë e plakjes”, thotë ekspertja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!