Epidemia e koronavirusit në Britaninë e Madhe mund të arrijë pikun gjatë pashkëve dhe të zgjasë për 6 muaj. Pritet që me miliona persona të infektohen. Sëmundja e rrezikshme po përhapet me ritme të shpejta përqark Anglisë dhe po kalon nga personi në person në shkallë alarmante.
Mikro-biologjisti Peter Piot u shpreh për The Times:
Më pyesin shpesh nëse deklaratat për virusin po ekzagjerohen. Përgjigja, për mua, është jo. Ky është realiteti. Mendoj se epidemia do ta arrijë pikun gjatë pashkëve.”
Përhapja e virusit po vazhdon me ritme të shpejta ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 206 ndërsa një burrë 88-vjeçar u bë të premten personi i dytë që ndërron jetë si pasojë e Covid-19. Edhe pasi të arrijë pikun, kaosi i koronavirusit pritet të zgjasë për të paktën edhe 6 muaj të tjerë, duke infektuar miliona njerëz.
Dr. Piot shtoi:
“Nëse epidemia zgjat deri në prill apo maj mund të kthehet sërish në nëntor.”
Numri i pacientëve të sëmurur përgjatë Anglisë u dyfishua mes të martës dhe të enjtes, me shifrat që u rritën nga 51 në 116. /abcnews.al/