Ky është vendi më i papërshtatshëm për të hedhur vajin pas skuqjes

schedule21:30 - 9 Maj, 2022

schedule 21:30 - 9 Maj, 2022

Një zakon i keq që shumë prej nesh e kanë është që vajin që kemi përdorur, qoftë në tigan, qoftë në përdorim tjetër, ta hedhim në lavaman, duke dashur ta largojmë atë për të larë enët. Gjithashtu shpesh pyesim veten se cili është vaji i duhur, me të cilin duhet të skuqim patatet, me disa ekspertë të kësaj teme që kanë një mendim tjetër, por me përgjigjen që do t’ju japim, duhet të harroni atë që dinit.

E vërteta është se vaji është një përbërës thelbësor kur duam të përgatisim ushqimin, pasi e vendosim në shumicën e pjatave.

Megjithatë, në asnjë rrethanë nuk duhet ta hedhim pas përdorimit në lavaman. Ka një arsye të rëndësishme që duhet të ndryshojmë zakonin dhe të ndalojmë menjëherë hedhjen e vajit me të cilin kemi gatuar në lavaman.

Një litër vaj ndot rreth një milion litra ujë, i cili mbulon nevojat e një shtëpie për 14 vjet. Pra, pasi të keni përdorur vajin, është mirë që vajin ta vendosni në një shishe dhe ta hidhni në koshin e plehrave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!