Ky është ushqimi që duhet të konsumoni për të luftuar aneminë

schedule23:51 - 18 Gusht, 2022

schedule 23:51 - 18 Gusht, 2022

Mungesa e hekurit sjell një nga sëmundjet ndër më të shpeshtat në ditët e sotme, atë të anemisë, e cila shoqërohet me një sërë simptomash të ndryshme.

Njerëzit që vuajnë prej saj zakonisht ndihen të plogësht, kanë vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Anemia shkaktohet atëherë kur organizmi i njeriut nuk arrin dot të prodhojë hekur.

Në këtë mënyrë, njeriu mund ta marrë atë nëpërmjet ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë të këtij minerali, shkruan neps.

Problemi qëndron te përthithja e hekurit.

Si të përfitoni sasinë maksimale të përthithjes së hekurit

Mjekët specialistë rekomandojnë ngrënien e barishteve të freskëta ose të gatuara me avull.

Spinaqi mund të zihet shumë lehtë, por jo për minuta të tëra.

Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 për qind më shumë hekur të tretshëm sesa kur hahet i freskët, por mos e zieni tepër.

Një tjetër hap i duhur drejt përthithjes së mirë të hekurit është ngrënia e ushqimeve ose pijeve të pasura me vitaminë C në çdo vakt.

Mishi i kuq është veçanërisht i pasur me hekur që përthithet lehtë nga organizmi.

Spinaqi, bizelet dhe thjerrëzat janë burime të shkëlqyera të hekurit.

Nga ana tjetër, konsumatori duhet të dijë se hekuri që merret nga buka ose drithërat e pasuruar me këtë mineral, nuk është gjithmonë i përthithshëm nga organizmi.

Mënyra e përgatitjes së ushqimit ka rëndësi

Ekspertët shpjegojnë se mënyra e përgatitjes së ushqimit dhe pijeve mund të tjetërsojë sasinë e hekurit që përthith organizmi.

Për shembull, nëse ju i shoqëroni drithërat e mëngjesit me lëng portokalli, atëherë organizmi juaj do të përthithë më shumë hekur.

Kjo ndodh sepse lëngu i portokallit përmban vitaminë C e cila lehtëson përthithjen e hekurit.

Nga ana tjetër, nëse ju tasin e drithërave e shoqëroni me kafe, atëherë do të përthithni më pak hekur.

Kjo ndodh sepse kafeja përmban polifenolë që ndërlidhen me hekurin dhe e vështirësojnë tretjen e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!