Ky është ushqimi i mrekullueshëm që zgjat jetën

schedule19:32 - 21 Shtator, 2021

schedule 19:32 - 21 Shtator, 2021

Kefiri njihet si një nga ushqimet më të shëndetshme, që është përdorur ndër shekuj. Vlerat e kefirit – e njohur ndryshe dhe si pija e jetëgjatësisë – janë të pafundme. Ka të njëjtën vlerë ushqyese si qumështi, pra është burim i pasur me proteina, karbohidrate, kalcium, magnez, fosfor dhe vitamina A, B12, B1 dhe C.

Përdorimi i shpeshtë i kefirit mund të ndihmojë në krijimin e një sistemi tretës të shëndetshëm, për shëndet dhe jetëgjatësi optimale. Gjithashtu, studimet kanë treguar se njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës mund të konsumojnë kefir pa frikë pasi përmban sasi të vogla të laktozës.

Ky produkt rekomandohet të përdoret kundër sëmundjeve nervore, sklerozës, pagjumësisë por dhe kundër anemisë. Kefiri gjendet në lloje të ndryshme dhe mund të kombinohet me mjaltë, arra ose drithëra. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!