Ky është trendi i veshjes që ka pushtuar Instagramin

schedule12:00 - 7 Shtator, 2020

schedule 12:00 - 7 Shtator, 2020

Kohët e fundit në Instagram, po bëhet gjithmonë edhe më shumë i përhapur një stil i veçantë i të veshurit. Bëhet fjalët për jakat ‘Peter Pan’, të cilat nuk janë saktësisht të reja, pasi ishin prezent edhe dimrin e kaluar. Mirëpo, fama i është shtuar këtë vjeshtë.

Jakat e ‘Peter Pan’ po shfaqen në çdo artikull të veshjeve të mundshme këtë sezon, duke përfshirë markat më të njohura.

La Veste, marka e bashkëthemeluar nga stilistja spanjolle Blanca Miro, lëshoi ​​një këmishë jashtëzakonisht të popullarizuar me jakë ‘Peter Pan’ me ngjyrat më trendi të këtij viti, e cila sigurisht tërhoqi vëmendje dhe dizajnerja e modës Batsheva Hay përfshiu disa fustane me jakë ‘Peter Pan’ në koleksionin e saj para vjeshtës.

Më poshtë gjeni disa shembuj se si influencueset po kombinojnë trendin e jakës ‘Peter Pan’:

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!