Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka disa tatuazhe në trupin e saj.
Mirëpo, njërin ajo e ka specifikuar si më të veçantin, pasi i kujton asaj prejardhjen.
Dua ka të shkruar në krahun e saj “Sunny Hill”, që do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë
Këtë tatuazh këngëtarja i ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje të Prishtinës. Madje në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill”, dhe koncerti që është mbajtur dy herë në Kosovë. Duke marrë parasysh situatën ku po kalon bota e Kosova, festivali i sivjetmë është anuluar. /abcnews.al