Ky është shteti që përdor më së shumti Instagramin

schedule15:56 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:56 - 18 Tetor, 2023

Rrjeti social Instagram, i cili ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve që nga fillimi i tij në vitin 2010, ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi.

Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive.

Instagram u themelua më 6 tetor 2010 dhe ka rritur me shpejtësi bazën e përdoruesve gjatë 13 viteve të fundit, duke e bërë atë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë, sipas Daily Sabah.

Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.

India kryeson listën me 263.3 milionë llogari, e ndjekur nga Turqia me 153.6 milionë llogari dhe Brazili me 119.6 milionë llogari aktive.

Instagram, një nga platformat më të vizituara në botë, ka më shumë se 12.8 miliardë përdorues aktivë mujorë, me 500 milionë njerëz që aksesojnë aplikacionin çdo ditë.

Gratë përbëjnë 47,2 për qind të përdoruesve, meshkujt 52,8 për qind, ndërsa 70 për qind janë nën 35 vjeç.

Grupmosha 25-34 vjeç shpenzon më shumë kohë në platformë, mesatarisht 32 minuta në ditë. Platforma shënon përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes të mërkurave ndërmjet orës 17 dhe 19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!