Koreja e Veriu ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit, due thënë se vendimi vjen për të mbrojtur atletët e saj nga Covid-19, shkruan BBC.
Vendimi i jep fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat për t’u angazhuar me Veriun mes bisedimeve të bllokuara ndërkufitare, informon abcnews.al.
Në 2018, të dy palët hynë në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore që çuan në një seri samitet historike.
Njoftimi e bën Korenë e Veriut vendin e parë të madh që heq dorë nga Lojërat e vonuara të vitit 2020 për shkak të pandemisë./e.b-abcnews.al