Ky është shteti me 16 milionë banorë dhe asnjë të vdekur nga Covid-19

schedule03:34 - 19 Qershor, 2020

schedule 03:34 - 19 Qershor, 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në gjithë botën ka shkuar më shumë se 450 mijë, por ka një vend i cili nuk ka asnjë viktimë nga virusi vdekjeprurës. Kamboxhia ka mbi 16 milionë banorë, por deri tani vetëm 128 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nga të cilët asnjë nuk ka ndërruar jetë.

Deri tani, autoritetet vendase kanë arritur ta menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer pandeminë, duke pasur edhe një sensibilizim të jashtëzakonshëm të banorëve vendas, të cilët tashmë i sheh kudo të maskuar dhe duke zbatuar në maksimum rregullat që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Në këtë situatë, qeveria vendase ka vendosur të hapë kufijtë për turistët, por me masa shumë të rrepta. Kryesorja, kush futet në Kamboxhia duhet, së pari, të depozitojë një sasi parash prej 3 mijë dollarësh, të cilat do të përdoren për të mbuluar kostot e testeve për Covid-19, por edhe të karantinës. Në rast se gjithçka do të shkojë mirë, pjesa e mbetur e parave të rikthehen kur largohesh nga ky shtet.

Shteti aziatik nuk ndodhet shumë larg nga Kina, nga ku nisi edhe pandemia që ka pushtuar botën dhe u ka marrë jetën mijëra personave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!