Personi që shikoni në foto është shqiptari më i kërkuar nga autoritetet britanike. Skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër kërkon ndihmën e publikun, pasi është në kërkim të shqiptarit, i dënuar në Shqipëri për vrasje.
Ai është fieraku Hektor Mahmutaj i dënuar në mungesë me 25 vite burg. Sipas njoftimit të publikuar në media nga Policia Metropolitane, bëhet me dije se Mahmutaj, 43 vjeç u arrestua për qëllim ekstradimi më 11 Janar 2018.
Por pas disa seancash gjyqësore të ekstradimit ai u la i lirë me kusht. Më datë 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e tij.
Mahmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasje në mungesë të tij në Prill të vitit 2000.
Ai thuhet se e kishte qëlluar viktimën kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.
Interpol nga ana tjetër liston të gjitha akuazta që rëndojnë mbi të duke filluar nga ajo e “vrasjes me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake, si dhe posedim dokumentesh falso”.
Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që ka të bëjë informacion të kontaktojë policinë në 101 ose tek numri 6548221/17, Tweet @MetCC, ose të telefonojë në mënyrë anonime në 0800 555 111./abcnews.al