“Ky është shansi i fundit për të shpëtuar,” banorëve të Luhansk u kërkohet të largohen

schedule08:47 - 18 Prill, 2022

schedule 08:47 - 18 Prill, 2022

Banorëve të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore u është kërkuar që të evakuohen menjëherë, sipas BBC.

“Java e ardhshme mund të jetë e vështirë.  Ky është shansi i fundit për të shpëtuar,” sipas kreut të administratës rajonale të Luhansk, Sergei Gaidai.

Forcat ruse kanë zhvendosur fokusin e tyre në Luhansk dhe Donetsk, të cilat janë pjesë e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, një zonë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut.

Ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës janë përgatitur për një ofensivë brutale ruse në këtë rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!