Ky është objekti më i çuditshëm i gjetur në shkretëtirë në SHBA

schedule09:39 - 25 Nëntor, 2020

schedule 09:39 - 25 Nëntor, 2020

Një monolit misterioz, i cili besohet të jetë një lloj metali, u zbulua të mërkurën në shkretëtirën e Utah të Shteteve të Bashkuara, duke nxitur spekulime dhe kureshtje.

Struktura, e vlerësuar 10 metra e gjerë dhe 12 metra e lartë, u gjet nga punonjësit e “botës së egër”, që ndodheshin në një helikopter, ndërsa po numëronin delet e egra.

Patrulla e e policisë së autostradës në Utah publikoi një fotografi të këtij zbulimi në Instagram. “Numërimi i deleve me brirë të mëdhenj me DWR këtë javë. Gjatë numërimit, ne e hasëm këtë, në mes të askundit, të varrosur thellë në shkëmb. Mendjet kërkuese duan të dini, çfarë dreqin është?”, shkruhej në diçiturë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)

Bret Hutchings, piloti i helikopterit, tha në një intervistë për kanalin KSL-TV të Salt Lake City se ishte “gjëja më e çuditshme që ka hasur atje gjatë gjithë viteve të tij të fluturimit”.

Hutchings po fluturonte për në departamentin e sigurisë publike në Utah, ndërsa po ndihmonte oficerët e burimeve të kafshëve të egra në numërimin në skajin juglindor të shtetit.

Autoritetet thanë se objekti misterioz ishte instaluar në tokë në një zonë të largët të shkëmbit të kuq me “asnjë tregues të qartë” se kush mund ta ketë vendosur atje, sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Sigurisë Publike të Utah. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!