Ky është hendeku ideal i moshës për një marrëdhënie të suksesshme

schedule11:40 - 28 Gusht, 2023

schedule 11:40 - 28 Gusht, 2023

Sipas një studimi të ri, diferenca në moshë mund të përcaktojë në fakt kohëzgjatjen e një marrëdhënieje mes dy njerëzve.

Një marrëdhënie në të cilën njëri partner është dukshëm më i madh ose më i vogël shkakton ende polemika dhe ka shumë shembuj të çifteve të famshëm që dëshmojnë për këtë.

Edhe pse ka gjithmonë përjashtime, një studim i kryer nga Universiteti Emory në Atlanta pohon se disa dallime në moshë mund të jenë problem në një marrëdhënie, domethënë sa më i madh të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, aq më të mëdha janë shanset që ata të ndahen.

Sondazhi, i cili përfshiu 3,000 të anketuar, zbuloi se çiftet që kanë pesë vjet diferencë në moshë kanë 18 për qind më shumë gjasa të ndahen sesa ata që kanë të njëjtën moshë. Është interesante se ky numër u hodh në 39 për qind për çiftet me një diferencë moshe 10-vjeçare.

Për ata me një diferencë moshe 20-vjeçare, hulumtimi parashikon një shans 95 për qind për t’u ndarë.

Cili do të ishte diferenca ideale në moshë?

Shkencëtarët besojnë se çiftet me një diferencë moshe prej vetëm një viti kanë më pak shanse për t’u ndarë, pra vetëm tre për qind.

“Kjo diferencë në moshë siguron që ju të keni interesa të përbashkëta me partnerin tuaj dhe ndoshta do të lejojë një komunikim më të mirë,” thotë eksperti i marrëdhënieve David Bennett.

Natyrisht, ekspertët pajtohen që ju nuk duhet ta ndiqni verbërisht këtë rregull, sepse dikush mund të jetë më i ri/më i madh, dhe pastaj përsëri të befasojë me pjekurinë dhe sjelljen. Lëreni këtë vetëm t’ju udhëheqë drejt dikujt me të cilin mund të krijoni një marrëdhënie cilësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!