Ky është Hans Jonuzaj, i arrestuari i vetëm për vrasjen e Taulant Beqirajt del para gjykatës

schedule11:23 - 6 Mars, 2021

schedule 11:23 - 6 Mars, 2021

Ky është Hans Andi Jonuzaj i akuzuar për ekzekutimin e Taulant Beqirajt në Vlorë. Jonuzaj ka dalë sot para gjykatës në Vlorë, ndërsa seanca po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg” për Jonuzajn për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorit kledian Llaho.  Ky i fundit është i arrestuari i vetëm si i përfshirë në vrasjen e 31-vjeçarit, ndërsa në kërkim është shpallur edhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, më 3 mars ku u qëllua për vdekje Gjikaj.

Viktima ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, njihej edhe si Taulant Beqiraj dhe Taulant Manaj.

Lexo edhe: “Më jep ato lekët borxh..”, pse u ekzekutua në mes të rrugës Taulant Beqiraj në Vlorë

Ne ekzekutimin e Taulant Gjikajt në Vlorë kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa të paktën edhe një i tretë i ka ndihmuar për t’u larguar me makinë nga vendi i krimit. Kjo duket në pamjet e momentit të vrasjes së 31-vjeçarit, të cilat i ka siguruar ABC. Ndërkohë ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas sherrit për një borxh. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!