Shumica e shoferëve, sapo ndezin motorin, ndezin kondicionerin (A/C). E megjithatë, sa herë që e bëjmë këtë, rrezikojmë shëndetin tonë.
Kjo sepse kur e lëmë makinën tonë të parkuar në diell, mbyllim gjithmonë xhamat. Por edhe kur e lëmë makinën në hije, brenda saj mund të grumbullohen 400-800 mg benzinë.
Nëse e parkoni makinën në diell, në një temperaturë më të madhe se 16 gradë Celsius, niveli i benzenit mund të arrijë 2000-4000 mg , nivel ky 40 herë më i madh se niveli i lejuar.
Kur hipni në një makinë me xhamat e mbyllur, ju thithni benzenin, duke mos ditur që kjo toksinë ndikon në veshkat, mëlçinë dhe indet e eshtrave.
Përveç kësaj, trupit tonë i duhet shumë kohë dhe përpjekje për ta eliminuar atë.
Makinat deklarojnë në manualet e pronarit se duhet të hapim xhamat e makinës për pak para se të ndezim kondicionerin, por nuk shpjegojnë pse, përveçse është e mirë për performancën e saj.
Sipas rezultateve të hulumtimit, para se të fillojë të ftohet ajri, kondicioneri nxjerr jashtë të gjithë ajrin e nxehtë dhe bashkë me të edhe benzenin që është grumbulluar.
Prandaj, kur uleni në makinë, edhe nëse nuk vini re ndonjë erë “plastike të djegur”, hapni dritaret për disa minuta dhe më pas ndizni kondicionerin.
Dhe kur të vendosni makinën përpara, lini dritaret hapur edhe për disa minuta./abcnews.al