Ky është gabimi më i madh që bëni kur ruani vezët në frigorifer

schedule09:30 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:30 - 8 Qershor, 2022

Pothuajse të gjithë i mbajnë vezët në frigorifer. Ky është një zakon normal që ndiqet për të shmangur prishjen e tyre. Mirëpo, ajo që nuk duhet bërë asnjëherë është vendosja e vezëve te dera e frigoriferit.

Sipas ekspertëve të konservimit të ushqimeve, ndryshimet e temperaturës, nga hapja dhe mbyllja e frigoriferit, bëjnë që vezët të prishen më shpejt. Për këtë arsye, ato duhet të ruhen në pjesën më të ftohtë.

Në mënyrë ideale mund t’i vendosni në një enë dhe t’i vendosni në pjesën e pasme të frigoriferit ku është më i ftohtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!