Ky është autori i masakrës në Angli, vrau edhe nënën e tij

schedule10:13 - 13 Gusht, 2021

schedule 10:13 - 13 Gusht, 2021

Britania është tronditur ditën e djeshme pas një sulmi me armë në të cilën humbën jetën 5 persona dhe mbetën disa të plagosur. Viktimat janë tre gra, mes tyre edhe nëna e tij, dy burra dhe një vajzë 5 vjeçe. Ndërsa i vdekur është edhe autori i sulmit, Jake Davison 23 vjeç,  i cili vrau veten pas gjithë masakrës që kishte kryer, shkruan Daily Mail

Sulmuesi maniak ishte një YouTuber që fantazonte se ishte ‘Terminatori”. Ai madje ka pasur kontakte me një nga grupet me famëkeqe që kanë kryer vrasje në  SHBA dhe Kanada. Bëhet fjalë për Elliot Rodger, i cili vrau  gjashtë persona në Kaliforni në maj të 2014 para se të  vriste veten.

 

Jake Davison, 23 vjeç, një bodybuilder,  e ka cilësuar veten aspak tërheqës për femrat, madje është ndjerë edhe i përbuzur nga fqinjët e tij. Ai ka postuar video të shumta në Youtube duke kërcënuar dhe sharë gjininë femërore dhe madje duke folur për teoritë  konspirative rreth njerëzimit.

 

‘Daily Mail‘ raporton se autori ka sulmuar anëtarët e familjes së tij në banesë dhe më pas doli në rrugë.  Ai mbante një armë dhe u pa duke ikur në një park, plagosi dy qytetarët që kishin dalë për të shëtitur me qen dhe më pas ka hapur zjarr tek kalimtarët e rastit.

 

Dëshmitarët kanë përshkruar se kanë parë personin e armatosur të veshur me të zeza dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Keyham, gjatë orëve të pasdites së djeshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!