Ky është automjeti më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë

schedule22:37 - 20 Tetor, 2020

schedule 22:37 - 20 Tetor, 2020

Shumë njerëz në botë janë të apasionuar pas makinave. Mirëpo, rasti i Sheik Hamad Bin Hamdan Al Nahyan nga Abu Dhabi është i veçantë.

Ai është i njohur për koleksionin e tij të makinave dhe ka ndërtuar një automjet gjigant.

Automjeti i krijurar prej tij përmban pjesë të kamionit ushtarak Jeep Wrangler, Dodge Dart; bazuar në kamionin ushtarak Oshkosh M1075 me PLS, kamioni vjen me motorin e tij të madh 600 kf Caterpillar C15.

Gjatësia (10,8m), lartësia (3,2m), gjerësia (2,5m) dhe pesha e tij mahnitëse prej 24 ton, duke vendosur rekordin botëror për të qenë SUV më i madh në botë , sipas Akademisë Botërore të Rekordeve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!