Ky është aksesori i flokëve që do të shohim rreth nesh këtë vit

schedule15:35 - 30 Gusht, 2022

schedule 15:35 - 30 Gusht, 2022

Në vitet e fundit ne shohim gjithnjë e më shumë tendenca të dekadave të fundit që kthehen fuqishëm. Një prej tyre ishin “skrunchies”, domethënë llastiqet për flokët, me përmasat që nuk bien në sy dhe zakonisht me printe që nuk dallohen. Ju patjetër keni një ose më shumë pasi ato janë sa të lehta për t’u përdorur aq edhe elegant.

Kështu që modelet e aksesorëve të flokëve janë rritur ndjeshëm dhe nëse po kërkoni diçka ndryshe nga opsionet klasike, ne kemi propozimin perfekt për ju. Është vazhdimi i “scrunchies” dhe lançohet nga marka britanike “Good Squish”.

Është retro në të njëjtën kohë dhe krijuesit e saj u frymëzuan nga dizajni karakteristik nga mbulesat e tavolinave të qëndisura të gjyshes së tyre. Ata përdorën dantella për të zbukuruar skajin e aksesorit dhe i dhanë një elegancë aksesorit.

E vetmja gjë që është e sigurt është se do ta shihni kudo në muajt e ardhshëm. A jeni gati ta provoni?/abcnews.al