Ky është 41-vjeçari që u ekzekutua brenda automjetit në Elbasan, bashkëshortja u plagos në dorë

schedule21:11 - 11 Maj, 2021

schedule 21:11 - 11 Maj, 2021

Ky është 41-vjeçari Everest Çaka që u vra mbrëmjen e së martës në Elbasan. Në krah të tij ndodhet bashkëshortja Silvana Çaka, e cila ndodhej me të në automjet kur ndodhi ngjarja dhe mori një plagë në dorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 në lagjen “Skënderbej”, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Mësohet se ekzekutimi është kryer me armë me silenciator pasi banorët nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e viktimës e cila u plagos në dorë. Ndërkohë,  në hyrje-daljet e Elbasanit janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon monitorimi i zonës.

41-vjeçai është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Më shumë se 10 vite më parë, Çaka ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt. Po ashtu, mësohet se viktimës, vite më parë i është vrarë vëllai në Barcelonë, pasi i zunë pritën dhe e ekzekutuan me armë zjarri. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!