Ky është 37-vjeçari që vrau me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

schedule07:53 - 30 Korrik, 2022

schedule 07:53 - 30 Korrik, 2022

Ramis Mici është 37-vjeçari që i ka marrë jetën bashkëjetueses së tij në orët e para të të kësaj të shtune. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Skenderbej” të qytetit.

Mici ka qëlluar me thikë bashkëjetuesen e tij Etlira Elezi e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Ndërkohë, ABC mëson se 37-vjeçarja kishte gjashtë vite që bashkëjetonte me Micin. Ata kishin një shtëpi me qira në lagjen “Skënderbej”. Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Etlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!