Ky është 26-vjeçari nga Lushnja që e dhunuan dhe e hodhën të pajetë në rezervuar, në kërkim autorët

schedule11:17 - 14 Qershor, 2021

schedule 11:17 - 14 Qershor, 2021

Ky është 26-vjeçari Fridman Xhaferraj i cili u dhunua dhe më pas u hodh në rezervuarin e Gjançit në Korçë ku u gjet pa shenja jete. Burime bëjnë të ditur se në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes është shpallur Lulëzim Spahija dhe K. B., të dy 26 vjeçarë nga Lushnja me precedent penal.

Burime konfidenciale për gazetaren Ledjona Xheladinaj bëjnë të ditur se dyshohet se autorët dhe viktima njiheshin dhe kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Më pas e kanë dhunuar të riun, e kanë vrarë dhe e kanë hedhur në rezervuar.

Xhaferraj, nga fshati Plug, u gjet pa shenja jete në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Nga konstatimet e para rezultoi se i riu kishte shenja dhunë në trup që dyshohet të jenë shkaktuar me sende të forta.

Xhaferraj është arrestuar dhe dënuar në shkurt për djegien e qëllimshme të tre automjeteve dhe të një pjese magazine.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për të ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Po hetohet më tej për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/