Fansat e Kylie Jenner janë të bindur se ajo është në pritje të një djali. Dyshimet lindën pas një postimi që 24-vjeçarja bëri ku promovonte linjën e saj të re “KylieBaby”. Jenner dhe vajza e saj tre veçare, Stormi shihen të veshura me blu për fotot promovuese, dhe kaq mjaftoi që të gjithë të mendonin se po pret një djalë.
Megjithatë, kjo mund të jetë një mënyra nga ana e yllit televiziv për të krijuar konfuzion. Në fillim të këtij muaji, Kylie konfirmoi me një video se po priste fëmijën e dytë me Travis Scott. Kënga me të cilën zgjodhi ta shoqërojë videon që ndau është pikërisht “To our daughter”.
Nuk dihet nëse është një zgjedhje rastësore, por disa adhurues të saj janë të bindur se ajo është në pritje të një vajze dhe Stormi do të bëhet me një motër. /abcnews.al