Kuvendin ul numrin e anëtarëve në Komisioni Reformës Zgjedhore

schedule16:59 - 24 Prill, 2019

schedule 16:59 - 24 Prill, 2019

Kuvendi ndryshon formulën për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita e re kanë vendosur që ky komision të bëhet me 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca 4 nga grupimet opozitare në parlament dhe një nga Partia Demokratike e cila e ka refuzuar.

Ishin 18 por do të jenë vetëm 10 anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore. Ndryshimet u dakordësuan midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare. Partia Socialiste do të përfaqësohet me Damian Gjiknurin, i cili do të jetë edhe bashkëkryetar, Blerina Gjylametin, Bashkim Finon, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.

Anëtarët  nga grupimi demokrat parlamentar do të jenë Rudina Hajari dhe Andi Përmeti. Ky i fundit është edhe një prej themelueseve të Partisë Bindja Demokratike që do të betohet si deputet në seancën plenare të së enjtes.

Ralf Gjoni dhe Nimet Musai janë anëtarë që përfaqësojnë grupimin e pavarur të deputetëve. Një vend bosh i është lënë vëzhguesit të Partisë Demokratike ndonëse nga selia blu e kanë refuzuar.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare janë fokusuar në ndërhyrjet e menjëhershme në Kodin Zgjedhor për të cilat presin të gjejnë gjuhën e përbashkët siç kanë bërë deri më sot.

Këtë të enjte ndryshimet e formulës së re të Komisionit të Reformës Zgjedhore do të kalojnë për miratim së bashku me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist që afati i komisionit të jetë deri në datë 28 Nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!