Kuvendi voton me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

schedule14:42 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 14:42 - 17 Dhjetor, 2020

Kuvendi votoi sot me 96 vota “pro”, anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.

Duke komentuar lajmin, në një postim në Twitter, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, shkruan se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shprehet Balla.

s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!