Kuvend, sot mbyllet legjislatura/ Seanca e fundit parlamentare para zgjedhjeve të 11 majit

schedule08:02 - 17 Mars, 2025

schedule 08:02 - 17 Mars, 2025

Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës dhe të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Seanca pritet të nis në ora 10:00′.

Në seancën e sotme pritet ndër të tjera miratimi i dy projektligjeve dhe disa projektvendimeve. Fillimisht gjatë seancës plenare do të diskutohet dhe miratohet projektligji që i hap rrugën krijimit të Bankës së Zhvillimit në vendin tonë.

Kuvendi pritet të miratoi ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria në ligjin për “Rininë”.

Po ashtu gjatë seancës në Kuvend pritet miratimi i disa projektvendimeve që lidhen me emërimin e disa anëtarëve të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!