Kuvendi sot në seanca plenare, banorët e “5 Majit” në protestë

schedule08:11 - 27 Janar, 2022

schedule 08:11 - 27 Janar, 2022

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton sot në seancë plenare projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, projektligjin për noterinë, profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme si dhe një sërë projektligjesh të tjera”.

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Bëhet fjalë për banorët e “5 Majit” të cilëve pak ditë më parë u janë prishur banesat.

Në seancën e sotme Kuvendi, shqyrton miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 17.1.2022. Akt Normativ nr. 35, datë 24.12.2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar”. Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Akt Normativ 36, datë 24.12.2021 “Për një shtesë në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Po ashtu, Kuvendi do shqyrton sot projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me Programin Vjetor të Veprimit për Shqipërinë për vitin 2020 në kuadër të instrumentit të asistencës së paraanëtarësimit (IPA II)”. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe (KFW) për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të Universiteteve Publike në Shqipëri”. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

Gjithashtu, Kuvendi shqyrton sot  Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues” të ndryshuar”. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit” të ndryshuar”. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”. Projektligj “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”.  Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe Sekretariateve të Kuvendit”. /abcnews.al/

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!