Kuvendi shqyrton shkarkimin e Malajt, Ahmetaj në krye

schedule10:11 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 10:11 - 16 Dhjetor, 2019

Nga Kryesia e Kuvendit gazetarja e ABC News Esiona Konomi raportoi se punimet gjatë kësaj javë do të fokusohen në Buxhetin e shtetit dhe paketën antishpifje.

Gjatë fundjavës deputetë të komisionit të ligjeve dhe ata të komisionit të medias  dhe specialistë të kryeministrisë kanë bërë disa rishikime të paketës antishpifje duke bërë, sipas tyre disa përmirësime dhe duke reflektuar shqetësimet e shoqatave të gazetarëve po edhe të OSBE dhe Bashkimit Europian.

Ndërkohë Komisioni i Ekonomisë përveç paketës fiskale që do të miratohet buxheti i vitit 2020 sot do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme:

Propozimin e qeverisë për të pezulluar nga detyra Anëtarin e Bordit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë Arben Malaj dhe Dekreti i Presidentit të Republikës i cili ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Korporatën shqiptare të investimeve”.

Data 18 dhjetor, do të jetë data e fundit për mbajtjen e seancës plenare, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, data e parë për fillimin  e punimeve është java e 3 e muajit Janar.

Por për shkak të një kërkese që qeveria ka bërë për të zgjatur emergjencën për shkak të fatkeqësisë natyrore, ky rregull mund të ndryshojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!