Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Artur Nura: Shumë e vonuar! Bejko: Efektet e saj janë në sferën diplomatike dhe politike

schedule23:51 - 12 Shkurt, 2026

schedule 23:51 - 12 Shkurt, 2026

Shqipëria mbështet me forcë 4 ish-drejtuesit e UÇK që po gjykohen në Hagë. Kuvendi miratoi një rezolutë kundër kërkesës së Hagës për dënimin e tyre, duke thënë se lufta e tyre ishte e drejtë dhe çlirimtare për Kosovën.

Rezoluta u votua me 92 vota mes të cilëve dhe 13 vota demokratësh, por mes tyre nuk ishte Sali Berisha, i cili dhe pas propozimit të deklaratës nga socialistët tentoi të pengojë seancën duke bllokuar foltoren.

Ndërkohë, po sot, me 90 vota pro, 1 votë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendni i Republikës së Kosovës “Rezolutën për Hagën” ku kërkoi angazhimin e dhe respektimin e ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për gjykimin e 4 ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Kjo temë u trajtua në edicionin “Ora e Fundit”, në ABC News. Analisti Roland Bejko, u shpreh se kjo rezolutë ka më shumë efekt diplomatik sesa juridik.

“Kjo rezolutë ka më shumë efekt politik dhe diplomatik, sesa efekt juridik. Rezoluta e Kosovës ishte më diplomatike, më e rafinuar. Kemi të bëjmë me një gjykatë që është formalisht e miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Sali Berisha me të gjithë kusuret që ka, ai dhe Edi Rama e njohin shumë mirë gjeopolitikën.”, tha ai.

Gazetari Artur Nura pohoi se rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë, që mbështet katër ish-drejtuesit e UÇK-së është e vonuar.

“Shumë e vonuar, nuk kishte pse të priste kaq shumë shteti shqiptar. Po paralizohet lufta e UÇK-së.”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!