Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka dorëzuar raportin për kandidatët e shoqërisë civile për një anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Tre janë kandidatët që plotësojnë kriteteret e parashikuara në kushtetutë.
Alfred Balla ka marrë vlerësimin më të lartë ndër kandidatët e shoqërisë civile për në këshillin e lartë të prokurorisë. I ndjekur nga Andi Murataj dhe Mimoza Qinami.
Është kjo renditja përfundimtare që ka bërë kuvendi pas grumbullimit të pikëve bazuar në meritat profesionale, morale dhe organizative drejtuese menaxheriale.
Lista e kandidatëve i është dorëzuar kuvendit nga ONM, e cila vlerësoi se duhet të konsiderohen këto emra për të vijuar kandidimin. ndërsa 15 kandidatët e tjerë u përjashtuan pasi nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara në kushtetutë dhe në ligjin 115/2016.
Ky pikëzim është i ndryshëm me pikëzimin përfundimtar që ka vlerësuar Komisioni i shoqërisë civile.
Raporti i sekretaritr të përgjithshëm të kuvendit është dorëzuar pranë komisionit të ligjeve, i cili pritet të mblidhet të martën për nisjen e procedurave për ngritjen e KLGJ dhe KLP./abcnews.al