Kuvendi nis me një minutë heshtje, nderim për aktorin dhe regjisorin Rikard Ljarja

schedule10:05 - 23 Prill, 2020

schedule 10:05 - 23 Prill, 2020

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe regjisorit Rikard Ljarja, ndarë nga jeta tre ditë më parë.

Në nisje të seancës plenare, kjo u propozua nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në këmbë u ngritën të gjithë deputetët e pranishëm në seancë dhe mbajtën një minutë heshtje.

Aktori dhe regjisori i dashur për shqiptarët u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas problemeve shëndetësore.

Në rend të ditës do të jenë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020

Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar

Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”

Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”

Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”./abcnews.al