Kuvendi në seancë të posaçme, opozita kërkon shpalljen e 21 janarit festë kombëtare

schedule21:03 - 30 Shtator, 2019

schedule 21:03 - 30 Shtator, 2019

Kuvendi zhvilloi sot të parën seancë të posacme dedikuar problemeve të qytetarëve, seancë që do të përsëritet një herë në muaj.

Debati u dominua nga replikat mes palëve politike, ndërsa opozita parlamentare propozoi një ligj që 21 janari të shpallet festë kombëtare.

Këtë të hënë pasdite, deputetët u mblodhën në seancë plenare për të mos u marrë me njëri-tjetrin, por të tregojnë problemet e qytetarve që përfaqësojnë pas një jave që duhet ta kishin kaluar pranë zgjedhësve të tyre.

Meqë kjo seancë e parë e këtij lloji, që do të përsëritet një herë në muaj, vjen pas tërmetit të fuqishëm, diskutimet kryesore u përqëndruan tek pasojat e tij.

Opozita parlamentare, si në cdo seancë tjetër, edhe këtë ditë, konsideroi problemin më të madh të qytetarëve, sistemin zgjedhor. SINK Rudina

Lefter Koka u kthye në foltoren e parlamentit pas shumë kohësh, jo për të ngritur ndonjë problem për zgjedhësve të tij, por për t’i thënë Lulzim Bashës se nuk ka blerje votash që justifikon humbjen e tij në zgjedhje.

Kjo seancë parlamentare nuk miratoi ndonjë ligj, por bie në sy se 22 deptuetë të opozitës kanë depozituar një projektligj që kërkojnë shpalljen e 21 janarit si festë kombëtare.

Edhe pse kushdo që dëgjon këtë datë, i kujtohen 4 të vrarët në përpara kryeministrisë gjatë protestës së opozitës socialsite, nuk është kjo arsyeja pse opozita e sotme kërkon shpalljen e 21 janarit festë.

Deputetët duan që në këtë datë, të kujtojnë Kongresin e Lushnjës, në vitin 1920./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!