Kuvendi ndryshon rregulloren/ Përjashtim deri në 60 ditë për deputetët nga seancat dhe komisionet parlamentare

schedule12:32 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 12:32 - 7 Dhjetor, 2023

Kuvendi ka bërë ndryshime në rregullore në lidhje me masat disiplinore ndaj një apo disa deputetëve, në lidhje me përjashtimet e tyre.

Deputeti do të përjashtohet deri në 30 ditë në rastet kur; përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës; kur përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.

Përjashtim deri në 60 ditë, do të ketë në rastet kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit  brenda mjediseve të Kuvendit; kur kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal; dhe kur kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!