Kuvendi miraton shtyrjen e afatit të komisionit të reformës zgjedhore

schedule15:55 - 3 Prill, 2019

schedule 15:55 - 3 Prill, 2019

Kuvendi shtyu deri në 5 maj afatin e komisionit ad hoc parlamentar të reformës zgjedhore. Në seancën e Kuvendit sot pati debate mes deputetëve të maxhorancës dhe demokrates Rudina Hajdari, lidhur me kërkesën e socialistëve drejtuar opozitës për t’u ulur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet Damian Gjiknurit, mazhoranca nuk i ka hequr të drejtën opozitës për të përfunduar reformën zgjedhore të kërkuar nga ndërkombëtarët.

Por opozitarët e rinj nuk janë dakord.

Deputetja Rudina Hajdari ka marrë përsipër të sqarojë edhe prapaskenat e kësaj zgjatje dore siç e quan ajo kërkesën e socialistëve për t’u ulur për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Nuk replikoi por sqaroi kryetari i Grupit Parlamentar Socialist se kjo është një kërkesë e detyruar.

Zgjedhjet nuk janë larg i kujtoi numri dy i Partisë Socialiste duke i sugjeruar që të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Ndërsa Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i kujtoi se duhet të marrin paratë që u kanë dhënë partive që nuk hyjnë në zgjedhje.

Që zgjedhjet të zhvillohen normalisht nevojiten të plotësohen vendet vakante të krijuara nga dy partitë e opozitës në komsionet zonalë dhe qendrat e v otimit. Thirrja e mazhorancës iu drejtua të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë vullnetarisht, por për kreun e komisionit nuk është e rëndësishme thjesht të votosh.

I pyetur për financimin e partive politike kohët e fundit ai iu përgjigj edhe një herë se për shkeljet e konstatuara, partitë politike, duke përfshirë edhe selinë blu, u gjobitën.

Për t’i dhënë fuqinë e munguar mazhoranca propozoi disa ndryshime në Projekt/rezolutën e veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të cilën e votuan me 76 vota pro.

Ndërsa zgjatja me një muaj e afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore u miratua me 75 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!