Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan në Parlament me 96 vota. 11 deputetë votuan kundër, ndërsa dy abstenuan. Ndërsa projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë kaloi në Kuvend me 106 pro, një kundër dhe një abstenim. Me 106 pro dhe një kundër u miratuan dhe ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe 21 kundër projektilgjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat” ku është parashikuar të hiqen e propozimet e pakërkuara nga sektori privat. Ndërsa me 90 vota pro dhe 1 kundër në Kuvend kaloi dhe projektligji për mbrojtjen civile. /ABC News Albania 24/7
Kuvendi miraton me 96 vota pro dhe 11 kundër ndryshimet në Kodin Penal
schedule19:41 - 18 Korrik, 2019
schedule 19:41 - 18 Korrik, 2019