Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi, më shumë mbrojtje për konsumatorë/ Bejleri: Furnizim me energji me standarde sidomos në zonat turistike

schedule16:05 - 13 Korrik, 2026

schedule 16:05 - 13 Korrik, 2026

Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator që të ofrojë një platformë digjitale për trajtimin dhe gjurmimin e zgjidhjes së ankesave të konsumatorëve.

Ndërsa miratoi projektrezolutën për këtë institucion relatori Onid Bejleri theksoi se duhet t’i kushtohet më tepër vëmendje edhe cilësisë së furnizimit me energji në zonat turistike.

Po ashtu një tjetër kërkesë ishte edhe fokusi në shtimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.



Deputeti Erjon Braçe ndërkohë tha se së fundmi një fenomen shqetësues është konstatuar me shitjen e energjisë nga pikat e karikimit të automjeteve të cilat  kanë tarifa më të larta se ato të miratuara nga ERE.

Kuvendi miratoi gjithashtu edhe projektrezolutën për Entin Rregullator të Ujit të cilit iu la si detyrë pajisja e konsumatorëve me matësa dhe rritje e performancës së arkëtimeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!