Së shpejti seancat parlamentare në Maqedoni do të bëhen edhe në gjuhën shqipe. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka deklaruar se përdorimi i gjuhëve është bërë edhe përpara miratimit të ligjit dhe ka shprehur bindjen se kjo nuk do të krijojë probleme me opozitën e VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi deri në fund të muajit, pas përgatitjeve të shërbimit të Kuvendit do të fillojë që seancat plenare t’i udhëheq në gjuhën shqipe.
Sinkron Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë:
“Në kontekstin më të gjërë parlamenti ose institucionet përgjegjëse për implementim kanë afat 6-mujor për atë që nënkupton përdorimi i gjuhëve. Edhe para se të miratohej ligji unë kam përdorur metodën e kombinuar të përdorimit të gjuhëve dhe nuk ka pasur probleme e dilema për atë që nënkupton ligji i gjuhëve”.
Në konferencën për media Xhaferi theksoi se vendimi i Qeverisë për dorëzimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Komisionin e Venedikut, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Ai këto komente I bëri gjatë një takimi me homologun e tij nga Mali I Zi Ivan Brajoviq, I cili sot vizitoi Maqedoninë./abcnews.al