Ka nisur Kuvendi Zgjedhor Kombëtar i Partisë Demokratike. Në pallatin e koncerteve 7 mijë delegatë demokratë që përbëjnë Kuvendin e kësaj force politike, do të votojnë antarësinë e re të këshillit. Këshilli do zgjedhë për herë të parë një kryetar të tij, kjo pas ndryshimeve në statut të miratuara nga Kuvendi i demokratëve në muajin prill të këtij viti. Do zgjidhet edhe numri dy i demokratëve, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët e Partisë, sekretarët funksionalë, Kryesinë e re të PD-së, komisionin e apelimit dhe kryetarin e bordit financiar të partisë.
Pas fjalës së kryetarit Basha, nis një session me diskutime nga delegatët, deputetë, përfaqësues të bashkive e krerë të degëve vendore të PD, të forumit rinor, të gruas, përfaqësues të banorëve të Astirit e intelektualë.
Kuvendi zgjedhor përbyll kështu procesin e riorganizimit të PD e përgatitjes së saj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.