Kuvendi kërkesë në KQZ: Të zëvendësohen deputetët e dorëhequr

schedule16:00 - 22 Shkurt, 2019

schedule 16:00 - 22 Shkurt, 2019

24 orë pasi protokolli i Kuvendit administroi kërkesat e deputetëve opozitarë për lënien e mandatit të tyre parlamentar, Kuvendi i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke i kërkuar ndërprerjen e mandatit për 56 deputetët që paraqitën dorëheqjen e firmosur.

Po ashtu është kërkuar  marrja e masave për zëvendësimin e tyre përmes listave shumë emërore të kandidatëve në zgjedhjet parlametnare të vitit 2017.

Kërkesa e deputetëve për lënie mandati u dorëzua vetëm nëj ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor deputetët duhet të deklarojnë publikisht lënien e mandatit përpara komisionit përgjegjës të Kuvendit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!