Kuvendi voton Kodin Penal me fleta për shkak të koronavirusit

schedule13:47 - 16 Prill, 2020

schedule 13:47 - 16 Prill, 2020

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ndryshimet në Kodin Penal duke ashpëruar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e përcaktuara nga qeveria në periudha pandemie.

Për të respektuar distancimin fizik deputetët kanë votuar me fletë votim dhe jo online, metodë kjo e detyruar për shkak se ata janë pozicionuar në distancë nga njëri tjetri, si dhe në llozhet e Kuvendit.

Gazetarja Esiona Konomi mëson se rezultatet e votimit do të mësohen pas numërimit dhe të shpallen më pas nga Kuvendi.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!