Kuvendi i Shqipërisë voton pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

schedule11:47 - 14 Shkurt, 2019

schedule 11:47 - 14 Shkurt, 2019

Parlamenti i Shqipërisë u mblodh të enjten për të votuar projektmarrveshjen e antarësimit të Maqedonisë në NATO. Me fjalim të shkruar u paraqit i pari i qeverisë, për arritjen që ja atribuon edhe mazhorancës së tij.

Rama: “Nuk fsheh dot kwnaqësinë e veçantë se aderimi në NATO përkon me një moment të rëndësishëm, nuk jam aq modest për rolin e kësaj shumice qeverisëse në këtë arritje”.

Moment feste e sheh këtë votim edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili meritat i sheh brenda kufijve të shtetit maqedonas.

Basha: “Akti i mbështetjes konsensuale nga Kuvendi i Shqipërisë për antarësimin në NATO ishte mesazh feste. Është meritë e madhe e gjithë faktorit politik të fqinjit dhe në veçanti e faktorit politik shqiptar i cili kurrë nuk u lëkund nga kthjellësia e prioriteteve”.

Jetike për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit për Kryeministrin Rama është integriteti territorial i Maqedonisë dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama: “Pa shqiptarë nuk do të kishte Maqedoni të Veriut dhe integriteti territorial, bashkëjetesa dhe gjuha shqipe janë jo vetëm të paçënueshme por jetike për të ardhmen dhe stabilitetin. Urojmë që shpejt të kretojmë arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë me rëndësi për shqiptarët, rajonin dhe Europë si dhe në proçesin e dialogut me Kosovës dhe Serbisë”.

Ndryshe e sheh kryetari i demokratëve situatën e shqiptarëve në rajon.

Basha: “Problemi shqiptar në Ballkan merr fund me Kosovën e pavarur dhe të pacopëtuar në integritetin terrotirial dhe Maqedonia në NATO dhe BE”.

Kreu i parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri, njohu dhe falenderoi shtetin shqiptar për ndihmën në arritjen e këtij momenti.

Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës për politikat e brendshme të vendit nuk ndaloi parlamentin të votonte unanimisht me 130 vota të të pranishmëve në sallë miratimin e projektvendimit për antarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!